LSDM, përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE-së cilët thanë se nuk e pranojnë Deklaratën e partive shqiptare si bazë për koalicion qeveritar.
LSDM deklaron se proceset demokratike janë të pandalshme dhe se qeveria e re do të formohet pasi ky, sipas tyre, është vullneti i shumicës së qytetarëve.
“Vullneti i qytetarëve është shprehur në zgjedhjet kredibile të realizuara më 11 dhjetor. Këto zgjedhje ishin të mira përderisa Nikolla Gruevski po tentonte ta formojë qeverinë e re, kur i pranoi të gjitha kërkesat e partive shqiptare, përveç punës së PSP-së, që është shpallur publikisht nga negociuesit. Gruevski nuk ka të drejtë që me udhëheqësinë e ngushtë të OBRM-PDUKM-së ta thellojë krizën politike dhe ta frenojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë, vetëm pse nuk arriti të formojë qeveri dhe se po frikësohet nga përgjegjësia për krimet dhe të këqijat e bëra”, thuhet mes tjerash në deklaratën e LSDM-së./albeu.com/