Universiteti Ndërkombëtar i Strugës në 10 vjetorin e themelimit të tij, ka ftuar të gjithë arsimdashësit të marrin pjesë në ketë jubile. E veçanta e thirrjes së UNS-së është se teksti ka gabime duke i turpëruar edhe studentët që studiojnë në këtë universitet, mos flasim për shenjat e pikësimit që nuk janë askund.
Portali TetovaSot ua përcjell tekstin që ka dërguar UNS-ja pa ndërhyrë në tekst duke nënvizuar edhe gabimet që kanë bërë.
Letra e UNS-së
Me rastin e 10 vjetorit te themelimit te Universitetit Nderkombetar te Struges, UNS sëbashku me partnerin e saj EURAS organizon një sërë aktivitete akademike
Konferencën e katert shkencore, promovim të librave shkencore të botuar nga UNS si dhe shumë aktivitete të tjera akademike me të cilat do të shënohet Jubilei i Univerzitetit tonë
Prandaj Ju mirpresim qe sëbashku të finalizojmë këtë eveniment më 22-23 Prill 2017 ora 10.30 në Hotel Izgrev (Kalishtë – Strugë) ku do të ketë një fjalim falenderues, dokumentar si dhe të ftuar specialë.
Ky event është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Univerzitetin por edhe për qytetin tonë i cili ngadal por sigurt e bën Strugën qytet Univerzitar në rajonin tonë
Në të njëjtin event do të shpërndahen dhe disa mirënjohje për të ftuarit e nderit respektivisht atyre të cilët ndihmuan që ky Univerzitet të jetë vatra e dijes dhe arsimit të lartë
Personalitetet do ti keni të njohur ditën në vazhdim sapo të kompletohet agjenda.