Ragip Guraziu
Kryeparlamentari shqiptar i posazgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë, Talat Xhaferi, duhet sa më parë të interesohet për formimin e institucioneve shtetërore në Maqedoni,pasi ka mbështetjen të fuqishme edhe nga; Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ambasada Amerikane, Misioni i OSBE-së dhe Zyra Ndërlidhëse e NATO-s në Shkup,të cilët përmes një deklarate të përbashkët dënuan incidentet së të enjtes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke i quajtur “sulm të organizuar ndaj Kuvendit”.
Siç njofton delegacioni evropian në Shkup, deklarata e përbashkët vjen pas një takimi mes përfaqësuesve ndërkombëtarë në Shkup në të cilin diskutuan rreth incidenteve në Kuvend dhe për të rishikuar situatën.
Dhe kësaj radhe deputetët shqiptarë në Kuvendine Maqedonisë, ju treguat sllave në Maqedoni,Serbi e Rusi se ne jemi shumë të guximshëm sy më sy dhe jo kriminel,çetnik,terrorist,dhe ky rasti i juaj ka ndikua edhe tek ndërkombëtarët në të mirën e shqiptarëve.
”Grushtin e duhur ju kemi kthyer në vitin 2001, dhe të njejtin do tua kthejm sa here që të jetë nevoja. Shqiptaret më shum se kurr duhet të jenë të Bashkuar duke mbajtur një qendrim unik në ditet në vazhdimë”,ka shkruar një bokser shqiptar nga Maqedonia…
Z.Talat Xheferi të enjten në mbrëmje moret besimin e deputetëve maqedonas të LSDM-së dhe shqiptar për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.Po thuhet se;është hera e parë që një shqiptar drejton Kuvendin e Maqedonisë që nga shpallja shtet i pavarur.
Shtetet e Bashkuara, në krahun e juaj, z.Xhaferi.
Shtetet e Bashkuara dënuan fuqishëm sulmet e dhunshme mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, të cilat pasuan zgjedhjen e juaj në postin e kryetarit të Kuvendit.
“Ne do të punojmë me kryeparlamentarin e ri, për të mbështetur demokracinë dhe për t’i ndihmuar Maqedonisë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit.
“Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për ata anëtarë të Parlamentit që janë plagosur në sulme, si dhe për familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të garantojnë sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë plotësisht sulmin dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që kanë kryer akte të dhunës”, thuhet në komunikatë.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që “të qëndrojnë qetë, të zgjidhin çdo dallim në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet e Maqedonisë dhe proceset demokratike”.
Nikolla Gruevski-VMRO, KOPJE E SERBISË
Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, kjo po i dhembë Gruevskit?!
Shqiptarët janë pakica më e madhe etnike në IRJM. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në IRJM është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (67%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (26%) dhe Shkup (20%).