Ish-presidenti i Maqedonisë dhe ish-anëtari i presidencës jugosllave para shpërbërjes, Kiro Gligorov ka folur për shkatërrimin e federatës jugosllave dhe ditët kur po diskutohej kjo në federatë. Ai shpjegon për rolin e perëndimit. Gligorov flet për bisedat e përbashkëta me Koçan, Millosheviqin dhe treshen e Komisionit Evropian. Atëherë sipas tij është thënë se do të shpërthejë gjakderdhja në Bosnjë – Hercegovinë.