Ndër ministritë më të rëndësishme që targeton BDI mbetet edhe ajo e Shëndetësisë.
Sipas informatave të siguruara brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, kjo ministri fillimisht i është ofruar për drejtim, ish kreut të Degës së Tetovës, Atilla Rexhepit, i cili është një person i suksesshëm dhe kredibil, si në sferën profesionale, po ashtu edhe në atë politike. Po ashtu, është edhe një ndër njerëzit kryesorë, i cili bashkë me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, krijuan qendrën për kardiologji intervente në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila tanimë ka suksese mega të mëdha, bazuar në numrin e të trajtuarve që tejkalon 1200, njofton AlbPortali.Com
Por, gjithnjë sipas informatave jo-zyrtare, flitet se Atilla Rexhepi, nuk ka pranuar që të merr postin e ministrit në përbërjen e re Qeveritare, edhe përkundër faktit se, i njëjti ka qenë tejet i zëshëm në drejtim të largimit të BDI-së nga partneri i vjetër, VMRO-DPMNE.
Për postin e njëjtë, pra, atë të ministrit të shëndetësisë, përflitet njeriu më i afërt i Atillait, kardiologu Valon Asani, i cili bashkë me Rexhepin, kanë qenë dy shtytësit kryesorë në themelimin e kardiologjisë intervente në Tetovë, dhe është një ndër mjekët më të zëshëm në profesionin e tij, dhe ndër më të respektuarit në masë për punën që bën dhe gatishmërinë e tij për të qenë në krye të detyrës 24 orë. Sipas informatave tona, i njëjti po ashtu ka edhe përkrahjen e njeriut më të zëshëm të kryesisë së BDI-së, Atilla Rexhepit, për t`ia besuar këtë post, ndërsa nuk mungon edhe përkrahja e disa funksionarëve të BDI-së për të, si person tejet profesional dhe i suksesshëm, njofton AlbPortali.