Aderojnë në PDK: Arbana Xharra, Erëza Vela dhe Arjan Zeka

Ish -Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra ka konfirmuar aderimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, sipas ekonomia online, në të njëjtën konferencë për media PDK’së do t’i bashkohet edhe Erëza Vela. Po ashtu njoftohet se dhe Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arjan Zeka do të aderojë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Aderimi i Xharrës në partinë e Kadri Veselit do të bëhet publik edhe në një konferencë për media e cila do të mbahet në orën 14:00 në selinë e PDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu