Një nga tre organizatorët e protestave, Igor Durllovski, është dekoruar nga presidenti Gjorge Ivanov për merita për Maqedoninë.
Durllovski, mirënjohjen e mori në emër të Operas dhe Baletit të Maqedonisë (OBM).
“Kjo dekoratë është mirënjohje për rolin që (OBM) e ka në fitoren e kreativitetit mbi destruktivitetin dhe fitoren e muzikës mbi heshtjen”, deklaroi Ivanov gajtë fjalimit të tij.
Durllovski është një nga tre organizatorët dhe udhëheqësit e protestave të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët mbrëmjen e së enjtes shkaktuan trazira dhe dhunë ndaj deputetëve te shumicës. /albeu.com/