KLD shkarkon dy gjyqtarët, njëri i kërkonte seks gruas së divorcuar

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme shkarkimin e dy gjyqtarëve të dënuar tashmë edhe në formë të prerë nga Gjykata e Apelit.

Ata janë Ibrahim Hoxha, gkyqtar i dhomës civile në Tiranë, dhe Shyqyri Çobo, gjyqtar i Beratit.

I pari u dënua për korrupsion nga Gjykata e Krimeve të rënda, pasi ka marrë ryshfet për të dhënë një vendim.

Ndërsa i dyti është dënuar për shpërdorim detyre, pasi i ka kërkuar një gruaje të divorcuar lidhje intime, çëshjten e së cilës ai e kishte nën ngrarkim. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu