SHBA-të japin 10 milionë dollarë për “kokën” e këtij personi

SHBA-të do të japin 10 milionë dollarë shpërblim për të gjitha ata që japin informacione rreth Muhammad Al-Jaëlani, lideri i grupit terrorist Al-Nusra në Siri, tha sot Departamenti amerikan i Shtetit me anë të një komunikatë.

Al Nusja është bashkuar me Al-Kaedën në Siri.

“Programi i shpërblimeve për drejtësi i Departametnit të Shtetit, ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionet që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e Muhammed al-Jawlani, udhëheqës i grupit terrorist të Frontit al-Nusrah (ANF),”njofton Ora News.

Ky është shpërblimi i parë i tillë për një udhëheqës të Al-Nusra.
SHBA-të e vendosën Al-Nusran në grupin e organizatave terroriste nëntorin e shkuar. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu