Sulmuesit e Ziadin Selës do të përgjigjen për veprën “tentim vrasje me paramendim”

Lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, dy persona do të hetohen për veprën penale “vrasje me paramendim”. Vendimi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore Publike.

“Prokurori kompetent publik miratoi urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave për veprën e përmendur penale. Njëherësh, sipas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër të dyshuarve është e domosdoshme të shqiptohet masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake parashtroi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, meqë ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për atë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për shkak të pastrimit të plotë të kësaj ngjarjeje penale-juridike nga Prokuroria publike janë lëshuar urdhra për veprim emergjent të Ministrisë së Brendshme për shkak të sigurimit të dokumentacionit dhe të dhënave relevante.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu