Një pjesë e huliganëve të cilët të enjten e përgjakshme të 27 prillit i sulmuan fizikisht deputetët në Kuvendin e Maqedonisë ka filluar kërcënimet ndaj VMRO-së, njofton agjencia e lajmeve INA.
Njëri nga dhunuesit më aktiv në dhunën ndaj deputetëve, në garderobën e të cilit vëreheshin simbole të ustashëve, Vlado Gjeorgjiev Cernozemski, deputetët e VMRO-së i ka shpallur tradhtarë.
Me një fjalor të ulët ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj anëtarëve dhe deputetëve të partisë së Gruevskit. (INA)