TURGUT ALP BOYRAZ – Tërheq vëmendjen se janë hebrenjë shumica e atyre që drejtojnë politikën e presidentit amerikan Donald Trump për Palestinën i cili këtë muaj pritet të vizitojë Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).
Vizita e cila pritet që Trump ta zhvillojë më 22-23 maj në Izrael dhe Palestinë ndodhet në situatën e pikës më të rëndësishme në axhendën e ditës të të dy vendeve.
Sipas lajmeve në shtypin lokal Trump gjatë vizitës së tij do të fokusohet për të binduar palët të rifillojnë sërish bisedimet e paqes. Në mesin e temave një kuriozitet tjetër është edhe mesazhi që do të japë presidenti Trump gjatë vizitës së tij në lidhje me atë nëse do të zhvendoset apo jo Ambasada amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.