Gazetarja Anita Latifi ka shkruar se anketat e IRI-t janë si sahat Zvicrre dhe se nuk beson se edhe kësaj radhe është prishur ky sahat, ku lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka dal me besueshmëri më të madhe sesa lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Tetova1.
“Më ka thënë një ekspert i lëmisë që anketat e IRI-t janë si sahat Zvicrre. S’besoj që është prishur kësaj radhe sahati. Bash ashtu ishte atmosfera në mars 2017, ashtu si thotë anketa.
Po nejse, pak me rëndësi rejtingu i partive në mars. A e dini se 50% e popullatës nuk di të thotë asnjë emër të këshilltarit të komunës së vet?!?!? E po s’di se i di të gjitha prapaskenat e politikës së Trampit, Putinit, Erdoganit…. S’ka vakt të miret me atë që duhet t’ia shtroj rrugën, t’ia siguroj ujin e pijshëm, ambientin e pastër….”, shkroi Anita Latifi në llogarinë e saj në Facebook.