Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka pritur në Moskë homologun e tij maqedonas, Gjorge Ivanov.
Ata kanë folur për situatën në Maqedoni duke thënë se Rusia po i ndjek me vëmendje zhvillimet në vend.
“Po ndjekum me kujdes të veçantë gjithçka që po ndodh në vendin tuaj. Dëshirojmë që situata politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe parimet demorkatike.
Jam i sigurt se përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojnë shumë”, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Punit, pas takimit me Ivanovin gjatë ditës së sotme në Moskë.
Në fillim të takimit, Putin e ka uruar homologun e tij maqedonas për dekoratën e dhënë nga patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, ndërsa presidenti Ivanov u shpreh i kënaqur që takohet me Putinin në ditën e Shën Kirilit dhe Metodit. /albeu.com/
Parimet demokratike kerkojne qe minoriteti i fisit maqedon ne Maqedoni te mbaje vendin qe i takon dhe te gezoje te drejtat e minoritetit sepse vetem 1/4 e Maqedonise i perket fisit Maqedon 3/4 jane toke shqiptare dhe popullsi shqiptare