Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për ‘Al Jazeera Balkans’ tregon se sa shqiptarë realisht jetojnë në Maqedoni, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?
– Atë, fatëkeqësisht s’e di askush me vërtetësi. Maqedonasit thonë se janë 83 përqind, Ne shqiptarët mendojmë se jemi 40 përqind, boshnjakët thonë se janë 15 përqind… Na del se në Maqedoni jetojnë 150 përqind të njerëz, por këto llogari munden të bëhen dhe të keqpërdoren sepse gjatë kohë s’kemi pasur regjistrim zyrtar. Por kjo s’është kaq e rëndësishme. Kur e arritëm Marrëveshjen e Ohrit, patëm dy gabime parimore. E para është se kemi lejuar ‘’20 përqindëshin’’ matematikor të përdorimit të drejtës për shqiptarët, ndërkaq loja me përqindje dhe me matematikë nuk është gjë e mirë; gabimi i dytë qe bërë ngaqe s’qem të preokupuar dhe orientuar në sferën e ekonomisë. Për këtë arsye tani po kërkojmë që ndarja e buxhetit të bëhet në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. Kërkojmë që në çdo institucion shtetëror të kemi të drejtën e vetos. Tani po vërtetohet se kishim të drejtë. Po ta kishim më herët këtë të drejtë, sot s’do të kishim arrdhur në këtë gjendje të rëndë…
Nuk u përgjigjët sa shqiptarë janë në Maqedoni…
– Informata që kam tregojnë se ne jemi një e treat e banorëve të Maqedonisë, por kjo s’është e rëndësishme për një marrëveshje politike mes dy popujve.
Çfarë ndikimi ka diaspora shqiptare në ngjarjet në Maqedoni, ata më pare s’ishin edhe pa ndikim?
– Tani s’është më si më parë, këta që deri dje e kanë shfrytëzuar mërgatën për interesa dhe qëllimet e tyre, arritën t’i kompromitojnë , ua morën paratë për atë luftë , dhe sot s’e di askush ku janë harxhuar ato para…
3/4 e Maqedonise jane toke shqiptare ku jetojne dhe punojne shqiptaret e Aleksandrit te Madh