Të shtëna me armë janë dëgjuar pasdites e ditës së sotme tek Sheshi i Flamurit në Vlorë, paraprakisht dyshohet për 1 i vdekur dhe për një person të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë një atentat.
Viktimë raportohet se ka mbetur një funksionar i një institucioni të rëndësishëm të qytetit të Vlorës, por emri i tij nuk eshte bere ende me dije.
Nuk dihet ende nëse objektiv ka qenë viktima apo i plagosuri i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës.
Ai u qëllua me armë zjarri në një rrugë pranë një lokali nga persona ende të paidentifikuara.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja lëvizja e qytetarëve në zonë nuk ka qenë e paktë. /albeu.com/