Porositësit e atentatit më 27 prill janë personalitete publike dhe politike. Ata janë kryetarë të partive politike, të cilët ishin të përgatitur për gjithcka.
Kjo për faktin se ata tentonin ta fshehnin kriminalitetin dhe korrupsionin, të cilat i kishin bërë gjatë gjithë këtyre viteve.
Kështu deklaroi sot lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, pas dëshmisë së tij në Prokurorinë Themelore Publike për ngjarjet e së enjtes së përgjakshme, njofton agjencia e lajmeve INA.