Mediat serbe kanë një tjetër shqetësim sa i përket Kosovës. Kurir.rs shkruan se krahas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, Kosova tashmë është në tentativë për “përvetësimin” e manastireve serbe, përcjell Albeu.com
Duke iu referuar promocionit që Kosova po bën në botë në lidhje me resurset e saj turistije, “Kurir” shkruan se autoritetet kosovare janë duke përvetësuar edhe trashëgiminë serbe.
“Autoritetet e shtetit që ka vetëshpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 është duke bërë një fushatë të egër promovuese në Europë duke ftuar turistët që ta vizitojnë atë. Madje, në fushatën e tyre ata tregojnë si të tyrin edhe Manastirin e Deçanit”., -shkruan Kurir. /albeu.com/