Deputeti i BDI-së, Artan Grubi mbetet afër Ali Ahmetit. Ai për Tv24 u shpreh se nuk do të merr asnjë post ministror që me këtë i hedh poshtë të gjitha spekulimet e deritanishme. Edhe pse deri tani është përmendur se do të jetë zv/kryeministër ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e deputetit dhe shef kabineti i liderit të BDI-së Ahmetit.
Grubi gjithnjë është përfolur si një nga më seriozët për zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, siç duket ai do të mbetet afër Ahmetit si shef i kabinetit dhe do të qëndrojë në grupin parlamentarë.
Deri më tani në si zv/kryeministër në SIOFA më i përfolur është Hazbi Lika, Izet Mexhti dhe Bujar Osmani.
Nga ana tjetër në Ministrinë e Shëndetësisë mbetet vetëm emri i Arben Taravarit nga LR-PDSH-ja nëse Aleanca për SHqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë së Zaevit./TetovaSot/