Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj është filmuar fshehurazi nga një vartësi i tij teksa ishte duke diskutuar me disa oficerë të policisë gjyqësore, të cilët ishin aty për të marrë proxhektorët që dyshohet se shkaktuan problemet shëndetësore të militantëve të PD-së në mitingun e para disa ditëve.
Ai po i shpjegonte oficerëve gjyqësore se nuk mund të merrnin të gjithë proxhektorët, por vetëm njerin prej tyre për egzaminim duke lejuar partitë politike që të vijonin me aktivitetet e tyre për shkak se është fushatë.
Nga pamjet duket se ministri Demiraj është filmuar nga një prej vartësve të tij me kamerat e trupit që kanë policët të vendosur në pjesën e majtë të kraharorit gjatë shërbimit. /albeu.com/