Vendet e Gjirit Persik e kanë humbur torruan në luftën kundër Katarit. Pasi i kanë blokuar cdo gjë ato me cdo kusht dëshirojnë edhe luftë, raporton Tetova1.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Bahrejni kanë krijuar një list të përbashëkt ku kanë shpallur për terrorist 59 persona dhe 12 organizata të Katarit ose që kanë lidhje me Katarin.
Ministri i Jashtëm i Katarit ka thënë se ky shtet nuk do të bie pre e presioneve nga shtetet fqinje arabe dhe nuk do të ndryshoj politikat e veta të pavarura.
Lista e publikuar të ejten ka futur në grupin e terroristëve edhe liderin shpirtëror të Vëllazërisë Muslimane, Jusuf El Kardavi, dijetar islam me një volum të madh të botimeve të tija.
Kardavi ka një ndikim të madh në botën islame ku njihet për thirrjet për besim të pastër në Islam dhe luftimin e vehabizmit dhe grupeve terroriste. /Tetova1/
Read more: http://www.tetova1.com/2017/06/09/jusuf-el-kardavi-shpallet-terrorist/#ixzz4jbgC8q89