Në kamionin e shtetasit të Maqedonisë, 700 kilogram marihuanë

Në Tiranë më 8 qershor – Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës. Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës “Daf” para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari. Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve. Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda. Përveç maqedonasit të arrestuar, Kiril F. (35) policia po heton pas tre personave të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu