Në adresë të INA ka mbërritur një foto nga një lexues nga Prishtina, ku shihen një furgon dhe një person me kuti votimi. Nuk jepen detaje se kur ka ndodhur ky rast dhe se organet e rendit mund të kryejnë hetime. Rastin e ka alarmuar edhe Nazlie Bala, kandidate nga Vetëvendosje e cila në profilin e saj ka kërkuar reagimin e institucioneve.
Lexuesit dyshojnë se ky mund të jetë tentim për parregullësi, por ka info se kjo të ketë ndodhur kur janë shpërndarë kutitë e votimit. Mirëpo në foto duket se si kutia është me fletëvotime. Aty pranë shihet edhe një veturë zyrtare.