Qytetarë të Kosovës përmes INA kanë denoncuar se ka pasur joshje dhe tentime për blerje të votave sot në afërsi të vendvotimeve. Kjo është alarmuar edhe nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Sipas një dëshmitari që ka shkruar në emailin e INA, një person anonym që nuk identifikohej ofronte blerjen e votave prej 50 deri në 100 euro. “Një person anonim që nuk po identifikohet po kërkon blerjen e votave. Ai e ka sistemin e tij për të verifikuar se dikush I ka dhënë votën partisë në pushtet. Shohim që qytetarët po e hanë këtë manipulim, pasi që po i josh ata me para”, ka shkruar një qytetar.
Gjatë ditës janë evidentuar disa parregullsi që janë ngritur nga partite politike, por edhe nga organizatat për monitorimin e zgjedhjeve.