Ajo që VMRO-DPMNE në këtë moment është në opozitë, nuk është fryt i vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë, por është fryt i vullnetit të lojrave që pasuan ndërmjet partive politike, tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE para festimit të ditëlindjes së partisë në Muzeun e VMRO-së, përcjell TetovaSot.
“Ajo nuk situatë e panatyrshme, pasi çdo herë kur krijohet ndonjë situatë e panatyrshme ka kontra reagim. Unë besoj se kontra reagimi e qytetarëve të Maqedonisë do të jetë edhe më e madhe dhe më e fortë në zgjedhjet lokale “, tha Dimovski, duke shpresuar se së shpejti pas zgjedhjeve lokale do të ketë zgjedhje parlamentare.
“VMRO-DPMNE nuk do të lejojë në të njëjtën kohë të preket vullneti i qytetarëve në drejtim të ruajtjes së karakteristikave themelore të këtij vendi dhe do të jemi të kujdesshëm, çdo politikan që sot është pjesë e qeverisë të realizojë të gjitha premtimet”, theksoi Dimovski./TetovaSot