Nuk ka paraburgim as për Sasho Mijallkovin e Goran Grujovskin. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për ndërmarrjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit, ish drejtorin e DSK-së dhe ish komandantin të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujovski. Këshilli ka sjellë vendim që si masë kujdesi t’u merren pasaportat, me detyrim një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Themelore Shkup 1. Këshilli Penal njofton se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarëve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.N. është i pabazë, ndërsa me rastin e propozimit sipas detyrimit zyrtar u caktohet masa e kujdesit.
“Propozimi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarëve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.N. refuzohet si i pabazë, ndërsa me rastin e propozimit sipas detyrimit zyrtar u caktohet masa e kujdesit, edhe atë personave S.M., G.G. dhe N.N. të akuzuarit kanë për obligim njëherë në javë të paraqiten në gjykatë tek personi kompetent zyrtar dhe përkohësisht u është marrë pasaporta dhe e kanë të ndaluar të nxjerrin pasaport të ri. I akuzuari N.B., duhet të paraqitet njëherë në javë në gjykatë dhe i është marrë pasaporta dhe e ka të ndaluar të nxjerr pasaport të ri, i akuzuari T.J. ka për obligim njëherë në javë të paraqitet në gjykatë”.
Gjykata ka refuzuar gjithsek 14 nga 18 kërkesa të Prokurorisë Speciale Publike. Përveç Mijallkovit dhe Grujovskit, eshtë refuzuar kërkesa për masë paraburgimi për shefin e kabinetit të ministres Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, si dhe për personat N.N. dhe N.B. Masë paraburgimi nuk është shqiptuar as për deputetin e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, po ashtu as për Llatasin, ish zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevskin, ish ministren Elizabeta Kançevska Milevska, komandantin e MPB, Gjoko Popovski, kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe personin L.L.C.
Gjykata ka paralajmëruar se nesër do ta publikojë vendimin për kërkesën e rastit “Titanik”, ku kërkokëhet masa e paraburgimit edhe për kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, shefin e kabinetit të tij Martin Protugjer, ish sekretarin e qeverisë Kirill Bozhinovski, ish ministrin e transportit Mile Janakievski dhe ish ministren e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.