Alexis Sanchez ka qëndruar në Paris për të biseduar me zyrtaret e Paris Saint-Germain
Ylli kilian, Alexis Sanchez është i vendosur që të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Sanchez është parë në kryeqytetin francez, në hotelin “Royal Monceau”, duke biseduar me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique.
Madje në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet Henrique duke u larguar nga “Royal Monceau”, përcjell Express.
Thuhet se gjiganti nga Franca është i gatshëm të paguaj 50 milionë euro për yllin e Kilit, përcjell Express.
Ndërsa, përveç Sanchezit, PSG po synon ta transferoj edhe Neymarin nga Barcelona. Klubi nga Parisi është i gatshëm të shpenzoj 222 milionë euro për brazilianin. /Express/