Edi Rama fitoi bindshëm zgjedhjet në Shqipëri, duke i krijuar atij komoditetin që ta krijojë vet Qeverinë, pa ndonjë partner e edhe për të eksperimentuar politikisht.
Një nga ‘eksperimentet’ e Ramës u tha të jetë Ministria e Jashtme, të cilën kryeministri shqiptar mund ta ketë rezervuar për dikë nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve INA.
Si emër për ta udhëhequr diplomacinë shqiptare është përforlur publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi .
Agjencia e lajmeve INA mëson se kryeministri Rama është interesuar që një ministri të drejtohet edhe nga ndonjë shqiptar nga Maqedonia.
Në këtë drejtim është lakuar emri i akademikut dhe veprimtarit, Rufi Osmani, i cili do të drejtonte ministrinë e ekonomisë dhe financave. (INA)