“Të fortit” kërkojnë nga Ivanov që të fal sulmuesit e Parlamentit

“Të fortit” të cilët ishin organizatorë të dhunës në Parlament më 27 prill, përmes një letre kërkojnë nga presidenti Gjorge Ivanov të falë gjithë të arrestuarit dhe të akuzuarit në lidhje me këtë ngjarje.

Në letrë ata theksojnë se futja në Parlament ishte “për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e shtetit” pasi atje është kënduar himni i paligjshëm dhe në mënyrë të paligjshme u zgjodh Kryetar i Kuvendit.

Argumenti i tyre kryesor është se në Maqedoni deri më tani kanë amnisti politike, duke përmendur amnistinë për UÇK-në dhe të tjera. Kjo paraqet vetëm zyrtarizim të kërkesën që ata me muaj publikisht e kanë kërkuar nga kreu i shtetit, por deri më tani pa rezultat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu