Mbrëmë pas mesnate në rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë, tre policë nga Stacioni Policor i Tetovës u sulmuan fizikisht nga 26 vjeçari me iniciale M.M. dhe 28 vjeçari me iniciale I.A. të dy nga Tetova, të cilët janë të njohur për shumë vepra kriminale, njofton Ministria e Punëve të brendshme.
Policët pasi i kanë vërejtur personat kanë kërkuar që të bëjnë identifikimin e tyre dhe të nxjerrin gjërat nga xhepi. Pas kësaj personi M.M. filloi të bërtiste dhe fizikisht ka sulmuar njërin nga policët duke e goditur atë me grushta në gjoks. Në këtë rast kanë reaguar edhe dy policët tjerë, kanë arrestuar dhe dërguar personat në Stacionin Policor të Tetovës për veprime të mëtejshme.