Zyrtare: Barcelona reagon për Neymarin

Klubi katalunas Barcelona përmes një reagimi në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar opinionin se Neymar ka kërkuar largimin.

Në njoftimin e bërë nga Barcelona, thuhet se Neymari i shoqëruar me babanë e tij, e kenë njoftuar skuadrën për vendimin e tyre për t’u larguar.

Klubi njofton se te Neymar vlen klauzola e hyrë në fuqi më 1 korrik, prej 222 milionë euro.

Kjo lë të kuptohet se Neymar po bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë, për të cilin PSG do të paguaj 222 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu