Tenori i njohur me famë ndërkombëtare Agim Hushi, shkroi një letër ditën e djeshme që ishte sa lamtumire, aq edhe zhgënjimi edhe akuzuese për një kastë politike që sipas tij e ka lënë vendin varfërisht mjeran. Por ajo që nuk pritej ishte sulmi që pësoi tenori në rrjetet sociale, ku shumë syresh e sulmuan deri aty sa duke i thënë :”Bëre shumë mirë që ike, na ler në hallet tona” apo deri në fjali të tipit: “Ike se stë bënë drejtor”. Ky sulm e ka zhgënjyer shumë tenorin i cili mëngjesin e sotëm ka postuar në profilin e tij një tjetër shkrim ku u kthen përgjigje të gjithë atyre që e kanë sulmuar.
Ja çfarë shkruan ai në postimin e tij
Te dashur Miq!
Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij.
Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht!
Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!
Une atdheun smund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!
Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj ska se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye
Cka ketu tragjike ne kete qendrim?
Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!
Juaji
Agim Hushi
Keto qe te postuan i dashur Agim duhet te bejne te kuptosh se ata qe kemi mbi krye kane dale nga keta mjerane qe jane poshte. Mos e vrit mendjen por lehtesohu. Koha e artistit eshte sh e vyer. Mos e vrit ate dhe bej art. Sukses dhe respekt.
jo i dashur agim here tjeter para se te postosh dicka numero deri ne 10 pastaj shkruaj ne kemi 27 vjet qe themi qe shkojme ne shqiperi vijme me qef dhe kur ikim themi se nuk do vijme me kurre hakorrosimi me padrejtesite qe shohim ,me ate kulture qe ne e kemi harruar ,por dashuria per vendin tat per shpine ku kami lindur per nje vend ku flitet vetem shqip eshte shume e forte e na bon te harrojme gjithcka ,dhe cdo vit eshte i njejti avaz ,ta duash vendin ku jeton kjo te nderon ,por jam i sigurte qe brenda teje don vendin tone me delet e veta ajo eshte shtepia e pare .te presim ne shqiperi me koken lart dhe “u ba cu ba line ma mos e cyte”