Një 23 vjeçar, banues në Prishtinë ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës për shkak se gjatë natës është
konfliktuar me bashkëshorten dhe familjarët e saj, konflikt i cili më pas ka degjeneruar në dhunë dhe goditje me mjete të forta nga ana e të riut.
Sipas të dhënave ata ndodheshin në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet.
Komisariati i Policisë Sarandë:
Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal. /albeu.com/