Teuta në pushime, Ahmeti e Lika në kërkim të kandidatit për Tetovën

Derisa Teuta Arifi po shijon pushimet ne bregdet, Bashkimi Demokratik për Integrim po kalkulon emrat për të garuar në Komunën e Tetovës.

Agjencia e lajmeve INA mëson se përzgjedhja e kandidatit për të garuar në zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës është në dorë të Hazbi Likës dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Partia e Ahmetit është në kërkim të një kandidati/e i cili gëzon mbështetje të fuqishme dhe simpati në rrethin e Tetovës dhe më gjerë.

Synimi është që përmbyllen disa probleme të cilat janë bartur për vite me radhë nga kandidatë të ndryshëm të partive politike të cilët kanë drejtuar këtë komunën.

Agjencia e lajmeve INA së shpejti do të dal me emrat të cilët po diskutohen brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu