Tirana i çon ‘selam’ Shkupit për në NATO, ja çka thotë ministri i Ramës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqiperisë, Edmond Panariti në një prononcim ekskluziv për Zhurnal thotë se shqiptarët në Maqedoni janë kombësi shtetformuese dhe shpreson që Qeveria e re të ndërtojë të gjithë kuadrin e munguar ligjor por mbi të gjitha klimën e marrëdhënieve ndëretnike, ndërqeveritare dhe fqinjësore në funksion të këtij fakti historik.

“Shqiptarët janë kombësi shtetformuese në Maqedoni dhe shpresoj që Qeveria e re të ndërtojë të gjithë kuadrin e munguar ligjor por mbi të gjitha klimën e marrëdhënieve ndëretnike, ndërqeveritare dhe fqinjësore në funksion të këtij fakti historik”, thotë diplomati shqiptar, Edmond Panariti për Zhurnal.mk

Ai thekson se antarësimi në NATO i Maqedonisë mbeti peng i ngurtesimit të qëndrimeve lidhur me çështjen e emrit me fqinjin grek.

“Antarësimi në NATO i Maqedonisë mbeti peng i ngurtesimit të qëndrimeve lidhur me çështjen e emrit me fqinjin grek. Druaj se këtu mbizoteruan interesa të ngushta politike në raport me interesat shtetërore të sigurisë dhe të atyre gjeopolitike. Shpresoj që levizjet e qeverisë së re të jenë racionale. Përshendes hapjen e bisedimeve me Greqinë dhe nismat e tjera me fqinjët”, theksoi Edmond Panariti, ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.

Për rolin e partive shqiptare në Qeverinë e re, ai thotë se mbetet për tu parë.

“Mbetet për tu parë…. Roli i tyre do të gjykohet dhe vlerësohet se sa do të jenë në gjendje të arrijnë në qëndrime të njësuara dhe unitare në raport me garantimin e të drejtave dhe interesave të shqiptareve atje”, nënvizon Panariti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu