Tetovarit i ndodhi diçka e papritur në Sarandë, as policia nuk e ndihmoi dot!

Tetovarit ia vjedhin celularin në Sarande Një pushues nga Tetova ka raportuar në policinë e Sarandës se i është vjedhur telefoni celular.

Ai në polici ka thënë se celulari i kishte rënë në taxin e cila e kishte sherbyer deri te banesa ku ishin vendosur, shkruan InfoShqip.

“Sa zbrita nga taxi vërejta që celularin nuk e kam, vrapova pas taxis por ai nuk u ndal. Menjëher iu drejtova policisë së Sarandës, duke denoncuar rastin duke ju dhënë targat dhe llojin e makinës dhe emrin e taxis. Policia më sugjeroi të shkoja në banesë. Gati dy ditë ende nuk ka asnjë levizje. Isha në polici sërish, por me thanë se do i dergojnë ftesë taxit me post. Jam dëshpëruar shumë nga ky shtet hajdutesh dhe polici krimi..”, thotë tetovari për InfoShqip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu