Zjarri në deponinë e Tetovës, po digjet edhe një furgon që ka brenda materiale të rrezikshme

Zjarri që digjet tanimë për më shumë se dy orë e gjysmë në deponinë e egër të Tetovës, ka djegur edhe një furgon, i cili siç duket ka përfunduar si mbeturinë në deponi.

Ndërkohë, zjarri po vazhdon të zgjerohet duke iu afruar në disa metra edhe objekteve private. Gazetari i Televizionit SHENJA nga tereni njofton se po digjen materiale të rrezikshme, duke përfshirë këtu bombola të gazit dhe goma të vjetra. Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë luftën me flakët e zjarrit, por puna u vështirësohet shkaku i materialeve të lartpërmendura të cilat shuhen me vështirësi./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu