Ish-nënkryetari i KF Shkëndija: Në historinë e klubit ende shkruan emri i Blerimit!

Pas shpifjeve ndaj ish sekretarit gjeneral të klubit futbollistik Shkëndija, Blerim Sejdiut, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-nënkryetarit të këtij klubi, zotëri Idriz Ibishit.  Në vazhdim ua sjellim reagimin e plotë që ai e ka bërë në faqen e tij në Facebook:

Nuk merrem me shkrime, por nuk mund të rrija duarkryq e pa mos shkruar kur pashë se disa portale merren me shpifje e sharje ndaj ish Sekretarit Gjeneral më të suksesshëm në historinë e klubit të Shkëndijës, pra Blerimit.

Unë në jetë kam pasur raporte me shumë njerëz, organizata, klube, biznesmenë, intelektualë, etj. mirëpo kurrë në jetë nuk kam hasur menaxher e profesionist aq të kompletuar si Blerim Sejdiu. Ne kohën kur unë isha nënkryetar i Klubit KF Shkëndija, në kohën kur ky klub pas 35 viteve, për herë të parë në historinë e saj, u shpall kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, pjesë e këtij suksesi ishte edhe Blerimi. Të gjithë ne ish-udhëheqësit e klubit jemi krenarë që ai ishte pjesë e klubit.

Jua them me sinqeritetin ma të madh, në atë kohë Blerimi ishte sekretari gjeneral më i ri në Maqedoni, por nga ana tjetër ishte ndër të vetmit që morri mirënjohje për kompletimin e dokumentacionit në garat evropiane. Portalet e sodit që profesion e kanë shpifjen janë 100 vite pas veprave të Blerimit. Kur ky person kontribuonte për Shkëndijën, kur e kompletoi dokumentacionin për në UEFA, këta mercenarë as që kishin ide për këtë punë e lëre më tëjenë pjesë e saj.

Me dashamirësi, Ish-nënkryetari i KF Shkëndija Idriz Ibishi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu