Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 13 numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar ka qenë 27%. Komuna më e dalur vazhdon të jetë Demir Kapija me 47%, ndërsa më e ulta është ajo e Likovës me vetëm.
Por edhe komunat tjera shqiptare, Struga, Dibra, Gostivari, Tetova, Çairi, Saraji, Dollneni etj, kanë dalshmëri mjaftë të ulët në krahasim me qytetet me shumicë maqedonase.
Kjo qëndron për shkak të tri arsyeve, mungesa e vetëdijes për rëndësinë e votës, gjendja socialo-ekonomike dhe dëshpërimi nga partitë, thekson për InfoShqip profesori univerzitar, Dr. Argëtim Saliu.
Sipas tij, qytetarët shqiptar fillimisht kanë mungesë të vetëdijes për atë se sa e rëndësishme vota për të ardhmërinë e tyre, të tjerë janë shumë të preukopuar me mbijetesën dhe me statusin e tyre socialo-ekonimik ndërsa të tjerë ende ballafaqohen me probleme esenciale si qasja tek uji i pijshëm dhe kanalizimi dhe për këtë arsye kanë humbur besimin e tyre në partitë politike.
“Si arsye kryesore është mungesa e vetëdijës së qytetarëve, të cilët e minimizojnë fuqinë e tyre duke mos e njohur fuqinë e votës dhe vetëdija e ulët kolektive tek popullata shqiptare, të cilët nuk e dijnë peshën e votës. Arsye tjetër është edhe mbingarkesa me probleme të shumta socialo-ekonomike si varfëria, papunësia, infrastruktura e dobët. Kjo ka bërë që popullata shqiptare të jetë e zhgënjyer nga partitë politike të cilët nga viti 1996, kur janë mbajtur zgjedhjet e para lokale, deri më sot vendbanimet shqiptare përballohen me probleme bazike, infrastrukturë, ujë të pijshëm, rrjetë atmosferik kanalizimi, shkolla, çerdhe e spitale.“- theksoi Profesori univerzitar Argëtim Saliu për InfoShqp.
Sipas Saliut, partitë politike duhet që të gjejnë modalitete të tjera, të cilat do ti joshin qytetarët për të dalë në votim./InfoShqip.com
“