Shkupi i ri sërish lindi, ndërsa Maqedonia i rrumbullakësoi ndryshimet dhe u nis përpara. Rezultate janë të qarta në Shkup kemi fitore që në raundin e parë, rekomandoi sot kandidati i LSDM-së për kryetar komune në qytetin e Shkupit, Petre Shilegov.
“Maqedonia fitoi një kryeqytet i cili lidh, kryeqytet i cili punon për qytetarët. Ky rezultat për mua paraqet nder të madh, por edhe detyrim më të madh. Administrata e re e qytetitz që do ta drejtoj do të jetë shërbimi i qytetarëve”, tha Shilegov.
Ai i falënderoi të gjithë qytetarët e Shkupit, të gjitha partitë politike në zgjedhjet si dhe të gjitha institucionet që mundësuan zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Në këto zgjedhje fituan qytetarët e Shkupit dhe tërë Maqedonia”, tha Shilegov.
Shilegov tha se ende nuk ka marrë urim nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe se pret gjatë ditës të paraqitet dhe të pranojë humbjen.