Izraeli hap një pikë të re për kalimin e ndihmave humanitare në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se ka hapur një kalim të ri për transportin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Kalimi, i quajtur “Erezi perëndimor”, u hap në veri të Gazës me qëllim të transportit të ndihmave humanitare.

IDF thotë se kalimi u hap “si pjesë e përpjekjeve për të rritur rrugët e ndihmës në Rripin e Gazës, dhe në veri në veçanti”.

Në të njëjtën kohë, thuhet se dhjetëra kamionë që transportonin miell nga Programi Botëror i Ushqimit u dorëzuan nga porti i Ashdod në Rripin e Gazës përmes kalimit të ri, pasi “iu nënshtruan kontrolleve të sigurisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu