Pakt i papritur mes tre superfuqive! Çfarë fshihet pas takimit Trump–Putin–Xi: Këto janë 4 pikat që u morën vesh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh në Shenzhen, përcjell INA.

Tre liderët botërorë kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për reformimin e OKB-së, rritjen e furnizimit me derivate të naftës dhe uljen e rreziqeve bërthamore.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr pjesa e deklaratës që lidhet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila në vitin 2023 lëshoi një urdhër-arresti për Putinin. Tre presidentët theksuan se gjykatat duhet të respektojnë imunitetin e zyrtarëve shtetërorë dhe nuk guxojnë të keqpërdorin kompetencat e tyre.

Për çfarë ranë dakord konkretisht?

1. Reforma e OKB-së

Si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA-ja, Rusia dhe Kina u zotuan të promovojnë reformimin e organizatës, me qëllim që ajo t’u përgjigjet në mënyrë më efikase sfidave globale dhe të përmbushë detyrën e saj kryesore – ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

2. Nafta dhe energjetika

Të tre vendet planifikojnë të rrisin prodhimin dhe ofertën e derivateve të naftës në të mirë të të gjitha shteteve, duke nënvizuar rëndësinë e furnizimit të qëndrueshëm me energji. Kjo marrëveshje vjen pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare mbi shitjen e naftës ruse.

3. Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN)

Tre liderët theksuan se parimi i pëlqimit nga ana e shtetit dhe respektimi i imunitetit të zyrtarëve shtetërorë janë të një rëndësie thelbësore. Ata deklaruan se GJPN-ja dhe trupat e ngjashëm nuk duhet të abuzojnë me juridiksionin e tyre.

4. Armët bërthamore

Ata rikonfirmuan qëndrimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. SHBA-ja, Kina dhe Rusia do të vazhdojnë dialogun për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve të tilla./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu