Çopiq u zgjodh kryetar i Parlamentit të Serbisë, ja vendimi i dy deputetëve shqiptarë

Aleksandar Çupiç, kandidati i „Listës Studentore“, është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Serbisë.

Ai mori 140 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviç nga lista opozitare „Serbia fiton“, mori 97 vota.

Gjithsej votuan 239 deputetë, ndërsa dy deputetë abstenuan, ndër ta edhe Shaip Kamberi nga Koalicioni Shqiptar.

235 deputetë votuan „për“, një votë ishte „kundër“, ndërsa tre nuk votuan.

Pas votimit, Aleksandar Çupiç e mori detyrën e kryetarit të Kuvendit Popullor, i përshëndetur me ovacione nga deputetët e „Listës Studentore“./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu