Sëmundjet e zemrës, shkaku kryesor i vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, nga gjithsej 20.287 persona të vdekur, 6.888 humbën jetën nga këto sëmundje, që përbën 34 për qind të rasteve, përcjell TV21. Nga numri i përgjithshëm i burrave të vdekur, 3.354 kishin ndërruar jetë si pasojë e sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Sipas rekomandimeve shëndetësore, tensioni i lartë i gjakut shpesh nuk shoqërohet me simptoma, prandaj matjet e rregullta janë të rëndësishme. Në rastet kur nevojiten analiza laboratorike, personat e siguruar mund t’i kryejnë ato në laboratorët që kanë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor, duke iu nënshtruar rregullave për bashkëpagesë.

Ndërkohë, dhimbja ose shtrëngimi në gjoks, vështirësitë në frymëmarrje, djersët e ftohta dhe dhimbja që përhapet drejt krahut ose nofullës mund të jenë shenja të infarktit. Po ashtu, rënia e njërës anë të fytyrës, dobësia e njërës dorë dhe çrregullimet në të folur mund të tregojnë goditje në tru.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu