“Hajdeni se kam vrarë gruan!”. Kjo ka qenë përmbajtja e telefonatës së 37-vjeçarit shqiptar Dritan Sulollari me policinë italiane, pasi kishte vravë bashkëshoten Migena Kellezi, ndërkohë që i biri 8-vjeçar ndodhej në dhomën tjetër.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari vrau gruan me thikë pas një grindjeje mes tyre.
Mësohet se Dritani ishte i papunë prej disa kohësh, ndërsa nuk dihet shkaku i debatit mes tyre.
Ccifti jetonte prej disa vitesh në Italia sepse kishin marrë edhe nënshtetësinë, ndërsa viktima ishte në marrëdhënie normale pune, ndryshe nga i shoqi.
Ajo punonte në një kompani telekomunikacioni në Itali dhe ishte e mirë integruar. /albeu.com/