Takimi mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin, Methju Nimic, i cili është caktuar për më 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel është shenjë për vazhdimësinë e klimës pozitive që është krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, shkruan gazeta greke”Katimerini”.
Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel paraqitet në funksion të ndonjë kornize kohore, e cila e lëviz zgjidhjen e kontestit dhe arritjen e zgjidhjes të pranueshme të ndërsjellë. Maqedonia shpreson se më në fund do të hapet rruga që të bëhet anëtare e Aleancës.
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias disa herë ka përmendur se çështja do të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit 2018, duke paralajmëruar se në qoftë se kjo nuk do të ndodhë do të ketë vështirësi më të mëdha./InfoShqip.com