Mexhiti: Ahmeti kërkoi shpëtim nga romët, turqit, boshnjakët, opsion i pastër shqiptar është vetëm VLEN, për qeverinë e re

Nuk mund të bësh dallim me votat e romëve, turqve dhe boshnjakëve, e pastaj t’i referohesh opsionit shqiptar, tha sot kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe bartësi i listës në zonën e parë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti. Ai konsideron se pengesë që BDI për t’u bërë partneri shqiptar në qeverinë e ardhshme është edhe fakti që në vitin 2016 prishën marrëveshjen që fituesi të bënte koalicion me fituesin.

“Në vitin 2008 kishte një marrëveshje të majit, e cila parashikonte që fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të bëjnë koalicion dhe të formojnë qeverinë. Por ishte BDI në 2016 që e shkeli atë sepse VMRO-DPMNE mori 51 deputetë, LSDM 49. BDI vendosi ta prishë marrëveshjen, nga ky këndvështrim mendoj se ka bërë mirë që ka prishur marrëveshjen sepse ka pasur interesa strategjike dhe ka qenë e nevojshme për shtetin, por kur thyen marrëveshjet, nuk ke të drejtë të kërkosh të njëjtën gjë nga të tjerët, ky është fakti i parë.Fakti i dytë që nuk u shkon në favor është se në këto zgjedhje, për shkak të VLEN-it, sepse ka një opozitë të fortë, Ahmeti kërkoi shpëtimin nga romët, turqit, boshnjakët…Është legjitime që ka bërë koalicion me ta, por nuk mund të quhet më opsion shqiptar. Është kështu sepse ai bëri diferencën në vota me ndihmën e komuniteteve të vogla. Nuk mund të bësh diferencë me ta dhe pastaj t’i referohesh opsionit shqiptar. Nuk janë më një opsion i pastër shqiptar. Një opsion i pastër shqiptar është vetëm VLEN”, tha Mexhiti.

Me koalicion me partitë e komuniteteve tjera më të vogla, Mexhiti beson se BDI zgjodhi të jetë opozita sepse në qeverinë e re nuk mund të hynin si koalicion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu