A do garojë pë presidente gruaja e Obamës? E tregon vetë ish zonja e parë e Amerikës

Gjatë Presidencës së të shoqit, Barack Obama, Michelle ka qenë një prej figurave më të komentuara në SHBA dhe më gjerë. Ajo nuk ishte një Zonjë e Parë kukull, por kishte role dhe funksione të rëndësishme në qeveri.

Michelle mori famë dhe njerëzit nisën ta donin e ta admironin, si për sjelljen e saj, edhe për mbështetjen që i jepte bashkëshortit.

Herë pas here është përfolur dhe janë shtruar pyetjet nëse ajo do të jetë kandidate për Presidencën e SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë çështje delikate është shprehur vetë Michelle.

Ajo ka thënë se ka “zero shance” që të kandidojë, teksa ka shtuar se ka shumë mënyrë për të ndikuar në përmirësimin e Amerikës.

E pyetur nga gazetarja 12 vjeçareë Hilde Lysiak, Obama ka thënë se të qëndrojë pas tavolinës nuk është punë për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu