A do ta fitojë Trump çmimin Nobel për paqe?

Presidenti amerikan Donald Trump është treguar shumë efektiv dhe i suksesshëm në raport me krizën me armët nukleare të Koresë së Veriut, pasi që lideri komunist Kim Jong-un është pranë që të pajtohet për nënshkrimin e një marrëveshje paqeje me Korenë e Jugut, si dhe ndalimin e programit për armatosje me koka nukleare.

Dy Koretë janë ende në gjendje lufte në letër, pasi lufta mes tyre kishte marrë fund më 1953 vetëm përmes një armëpushimi ku nuk kishte nënshkruar Koreja komuniste. Prej atëherë kanë ekzistuar tensione të vazhdueshme mes dy vendeve, dhe kufiri mes tyre është ende më i ngarkuari me armë në botë.

Parandalimin e programit të armëve bërthamore nuk ishte munduar ta bënte as Barack Obama apo presidentët tjerë, por Trump ka shfrytëzuar mirë ndikimin dhe marrëdhëniet e mira me presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili ka ndikim të madh në Korenë problematike.

Tashmë, lideri diktatorial i Koresë ka bërë të ditur që ka anuluar planet për teste të reja të raketave me kapacitet nuklear, vendim që është mirëpritur nga SHBA dhe BE.

Hapi tjetër është samiti mes Kim dhe Trump që pritet të mbahet para korrikut. Presidenti amerikan bëri të ditur që detajet për këtë samit dhe bazën për bisedime veçse e ka vënë shefi i CIA’s, Mike Pompeo, që ishte personalisht në Pyongyang për bisedime me Kim Jong-un.

Javë më parë, Kim realizoi vizitën e parë të tij jashtë shtetit që prej ngjitjes në pushtet, kur shkoi me tren në Pekin të Kinës, ku u bisedua edhe për takimin me Trumpin.

Zgjidhja e një konflikti shumëvjeçar në një zonë problematike për botën mund t’i sjellë Trumpit dhe administratës së tij çmimin më prestigjioz për paqe, Nobelin nga akademia suedeze.

Kujtojmë që Koreja e Veriut kishte kërcënuar disa herë Amerikën, që u vlerësuan si të rrezikshme dhe me potencial për ndezjen e një lufte të re botërore, tensione që u shuan me bisedime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu