A do ta marrë mandatin e Grida Dumës? Reagon për herë të parë Ori Nebiaj

Oriela Nebiaj ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar për të që prej se Grida Duma bëri të ditur se do të dorëzonte mandatin e saj. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Nebiaj shprehet se i duhet të marrë kohën e saj për të peshuar nëse do të angazhohet në politikë sërish, apo do të vijojë me kontratën që ka në median ku punon aktualisht.

Kujtojmë se deputetja e Partisë Demokratike, Grioda Duma ka dorëzuar të martën mandatin e deputetes. Në një konferencë urgjente për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika ndërsa nuk ngurroi të shprehte edhe zhgënjimin e saj.

Vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebiaj nëse ajo do të vendosë në këtë drejtim. Nebiaj ka siguruar 5599 vota preferenciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu